Banorë të lagjes Hoxhallarë në Bashkinë e Libohovës prej kohësh jetojnë me ndotjen që shkaktohet nga një stallë lopësh e një prej banorëve, që ndodhet mes lagjes dhe duke derdhur mbetjet organike në rrugë.
Situata është kthyer në një shqetësim serioz për banorët të cilët tanimë po ndjejnë edhe në shëndetin e tyre pasojat e kësaj ndotjeje, e cila duket se ka nxjerrë jashtë funksionit edhe burimin e zonës.
Jashtë kameras, zyrtarë të Bashkisë së Libohovës kanë konfirmuar problematikën duke deklaruar se tashmë i është dërguar një shkresë zyrtare pronarit të stallës me afate kohore të percaktuara për të zhvendosur stallën në një tjetër ambient.
Në të kundërt, do të ndërmerren hapa ligjorë sipas legjislacionit në fuqi. (A2 Televizion)