I nxehti nuk po ndalet dhe as problematikat që shkaktojnë temperaturat e larta. Traumat, virozat e stinës, dhe hipertensioni janë shqetësimet që po dominojnë në këtë verëtë zgjatur dhe përvëluese.
Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj tregon se zonat bregdetare kanë ende fluksin më të lartë të urgjencave dhe problematikave shëndetësore. Mbi 8% të vizitave në qendrat shëndetësore verore e zënë pushuesit e huaj.
Edhe pse zyrtarisht po hyjmë në vjeshtë, temperaturat vijojnë të jenë të larta dhe kreu i urgjencës ju bën thirrje qytetarëve, veçanërisht të sëmurëve kronikë dhe fëmijët duhet të shmangin daljet në orët e zgjatura të pikut.
Gjatë tri mujave të verës, në 36 qendrat shëndetësore verore janë kryer mbi 57 mijë vizita shëndetësore. Dignozat më të shpeshta kanë qenë virozat e stinës dhe hipertesioni.
Nuk kanë munguar pickimet nga insektet dhe zvarranikët. Numrin më të lartë të vizitave e mbajnë qendrat shëndetësore të Pogradecit, Shëngjinit dhe Velipojës. (A2 Televizion)