Dekadën e fundit edhe Shqipëria po përballet me rritje të rasteve të vetëvrasjeve. Statistikat flasin afro 8 vetëvrasje për 100 mijë banorë, por shifrat mendohet të jenë më të larta nga sa raportohen.
Ekspertë të shëndetit publik dhe psikologë tregojnë se ky fenomen është më i përhapur tek të rinjtë dhe të moshuarit.
Depresioni, izolimi, mungesa e shpresës janë arsyet që çojnë këta persona drejt lëndimit të vetës. Ndërkaq drejtues të autoritetit të mediave audiovizitive kanë kërkuar nga mediat kujdes të shtuar në raportimin e këtyre ngjarjeve. Rekomandohet raportim i përgjegjshëm dhe me fakte.
Të shmangen sensacionet, detajet rreth ngjarjes, metodave apo vendit. Sipas të dhënave të sjella në aktivitetin mbi vetëvrasjet, mënyra e raportimit te medias në Austri, ndikoi në uljen me 80% të rasteve të këtij fenomeni ne Vjenë (A2 Televizion)