Ekspozitë filatelike në Vlorë, 118 vende të botës nderojnë figurën e Nënë Terezës

Nga Edi Ruçi dhe Gazmend Janku
28 Gusht 2026, 15:45 | Sociale

Nënë Tereza, Shenjtorja që preku botën ka frymëzuar filatelisti e njohur Gjon Marku që të punojë mbi konceptin e një ekspozite që përmes një pasuri të paçmuar filatelike, të rrëfejë një heroinë që shkruan një nga kapitujt më krenarë të historisë sonë.

Kisha Katolike ishte e pranishme në këtë eveniment përmes zërit të priftit të kishës në Vlorë, i cili u shpreh se "dhuntia e saj është shenja e dashurisë”.

Brunilda Mersini, kryetarja e Bashkisë së Vlorës, u shpreh: “Është një ekspozitë e jashtëzakonshme e pullave me Nënë Terezën. Ajo nuk pati pushtet, por pushtoi gjithë botën; nuk pati pasuri, nuk kërkoi as lavdi, por emri i saj i dha identitet kombëtar gjithë shqiptarëve”.

Ekspozita, që u vlerësua gjerësisht nga vizitorët e mbrëmjes së djeshme, u mbështet edhe nga Bashkia e Vlorës dhe konsiderohet si një homazh domethënës ndaj njërës prej figurave më të shquara shqiptare në histori, e njohur dhe e nderuar në mbarë botën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos