Pasi e kanë mbyllur verën më një bilanc të kënaqshëm turistësh, bashkitë e juglindjes kanë kapërcyer kufijtë për të vendosur kontakte me agjenci të huaja turistike.
"Ne kemi sjellë materiale promovuese nga të gjitha bizneset e turizmit të qarkut të Korçës, nga të gjitha bashkitë. Shohim që ka një interes të madh për të bashkëpunuar me rajonin tonë."
"Kemi një ofertë për të prezantuar. Jo vetëm atë natyroren, kulturoren, elementin historik dhe patjetër mikpritja. Elementi human që e bën më të veçantë Kolonjën në këtë përfaqësi në nivel qarku."
"Është hera e parë që Pogradeci merr pjesë në këtë panair të madh turizmi. Interesi është shumë i madh për produktet turistike që ne kemi ekspozuar, sidomos nga shqiptarët që jetojnë në Greqi."
Qarku i Korçës ka qenë pjesë e panairit turistik në Selanik të Greqisë, ku ka prezantuar ofertat dhe mundësitë që ofron juglindja e Shqipërisë për të huajt.
Pjesë e panairit turistik kanë qenë bashki të ndryshme nga Greqia, Bullgaria si dhe investitorë në hoteleri e turizëm. (A2 Televizion)