Hoxha Neki Kaloshi dhe Dom Mark Pashkaj ishin në një intervistë të përbashkët për emisionin “Sepse” nga Arestina Skënderi, në A2CNN.
Hoxha Neki Kaloshi u shpreh: “Shqiptarët e kanë pas, e kanë dhe urojmë që të trashëgojnë tolerancën fetare dhe mirëkuptimin dhe agjërimi, muaji i madhënueshëm i Ramazanit, i cili është një përjetim sa hyjnor aq edhe i njerëzishëm, është dëshmi që solidariteti, raportet nuk janë vetëm thjesht mes besimtarëve myslimanë, po përtej tyre”.
“Është e vërtetë, ashtu siç tha dhe hoxha i nderuar, bukuria dhe madhështia e kësaj që ka Shqipëria nuk ka të bëjë thjeshtë vetëm me një tolerancë. Me toleru domethënë kur s'kam ku të shkoj, atëherë duhet me toleru. Por, besoj që në Shqipëri nuk kemi të bëjmë me një tolerancë. Siç e thamë, përveç mirëkuptimit kemi të bëjmë me një vllazëri tipike fetare. Shqipëria në fakt është një produkt i kësaj vllazërie. Do të thotë, sikur të mos kishte qenë kjo vetëdije e lartë kombëtare në të cilën tjetri nuk është parë thjesht si mysliman, si katolik, por si një vëlla”, theksoi Dom Mark Pashkaj.
(A2 Televizion)