Rënie drastike e lindjeve në maternitetin e Fierit, në ulje edhe abortet

Nga Çaku Tafa dhe Gazmend Janku
2 Gusht 2026, 10:38 | Sociale

Jo vetëm zonat rurale apo qytetet e vogla, por edhe qendrat e mirëfillta urbane siç është Fieri, prej vitesh po përballen me një ulje të ndjeshme të numrit të lindjeve.

Vetëm krahasuar me disa vite më parë, lindjet në maternitetin e Fierit janë më shumë se përgjysmuar, shkruan A2.

E vetmja shifër ngushëlluese që është në rënie është edhe ajo e aborteve në këtë maternitet.

Me të tilla ritme, në pesë vitet e ardhshme materniteti i Fierit nuk parashikohet të ketë më shumë se 500 lindje në vit dhe pavarësisht skemave mbështetëse financiare nga qeveria, ulja e lindshmërisë edhe në shkallë vendi nuk është ndalur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos