Dom Gjergj Meta, i ftuar në “ÇdoKënd” nga Merita Haklaj, në A2CNN, komentoi ligjin e barazisë gjinore.
“Është një rrezik i madh. Mendoj që fëmijët deri në klasë të katërt duhet t’i ndihmojmë të luajnë pak më shumë, të shkruajnë e të lexojnë, dhe jo t’i bombardojmë me informacione që ata as nuk i elaborojnë dot”, tha Dom Gjergj Meta.
Ai shtoi se “edukimi i fëmijës vjen brenda familjes dhe dinë ata kohën e duhur kur të ndërhyjnë te fëmijët e tyre”.
“Prindërit do të donin që këto aspekte t’i trajtonin vetë me fëmijët e tyre, kështu që më shumë se të krijojmë kurrikula në shkolla, duhen krijuar kurrikula për prindërit se si të ndihmojnë fëmijët e tyre. Të ideologjizosh një fëmijë sa i përket aspekteve të jetës fizike dhe seksuale…”, tha Dom Gjergj Meta. (A2 Televizion)