Veshkat po marrin jetë njerëzish, numri i pacientëve që kërkojnë transplante është rritur

Nga Çaku Tafa
12 Mars 2025, 15:14 | Sociale

Sëmundjet renale në Fier janë rritur ndjeshëm. Statistikat flasin për 1200 pacientë të kartelizuar gjatë vitit 2024, nga të cilët 75 kanë nevojë për transplant renal, ndërkohë që 120 prej tyre trajtohen me hemodializë, shkruan A2 CNN. Sipas nefrologes në Spitalin Rajonal Fier, Shpresa Stase, grupmosha më e prekur është mbi 60 vjeç, kryesisht të sëmurë kardiakë, diabetikë apo të prekur nga infeksionet e traktit urinar.

Ndër shkaqet që çojnë në keqfunksionimin e veshkave renditen jeta sedentare, kequshqyerja, përdorimi i alkoolit, etj., ka pohuar mjekja nefrologe, teksa ka theksuar se depistimi është tepër i rëndësishëm për ta kapur sëmundjen në fazën fillestare.

Teksa ka theksuar se numri i të prekurve nga sëmundjet renale përgjatë vitit 2024 arriti në 1200, Stase ka përcjellë mesazhin e kujdesit ndaj sëmundjeve të veshkave edhe nëpërmjet një diete ushqimore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos