Mbajtja e të rinjve dhe, në përgjithësi, e krahut të punës në vend, i shërben edhe projekti i hapjes së një qendre kërkimore për zhvillimin vendor pranë Universitetit “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës, shkruan A2 CNN.
Qendra pritet të hapet me ndihmën e prezencës së OSBE-së në vendin tonë dhe, në prezantimin e studimit të fizibilitetit, ishte i pranishëm edhe vetë ambasadori.
Gjirokastra është një nga shumë bashkitë e vendit që kanë përjetuar në masë të konsiderueshme shpopullimin si pasojë e emigracionit. (A2 Televizion)