Ashtu si në vitet e kaluara edhe këtë sezon veror njësia vendore e kujdesit shëndetësor Pogradec ka hapur ne shëtitoren buzë liqenit qendrën shëndetësore verore 24 orë, 7 ditë të javës.
Kjo qendër, nga eksperienca e viteve të kaluara, ka përballuar gjithnjë një numër në rritje të vizitave dhe ndihmës shëndetësore nga pushues, por jo vetëm.
Përveç qendrës shëndetësore verore përgjatë gjithë vijës bregdetare, një tjetër staf mjekësor shërben për kontrolle ambulante dhe këshilla për pushuesit, shkruan A2 CNN.
Qendra shëndetësore verore e Pogradecit është e vetmja në juglindje të vendit që ka shërbim 24 orësh, pasi qendrat e tjera shërbejnë të gjitha me dy turne. (A2 Televizion)