Ky është Vasil Shkëmbi, nga qyteti i Korçës dhe prej shumë vitesh punon në pazarin e Korçës. E ka filluar në ndërmarrjen artistike të këtij qyteti aty ku duket se është mësuar fort me artin e bakërpunimit dhe jo vetëm por edhe punimeve të tjera përfshi e ato me dru.
Përvoja e fituar në ndërmarrjen artistike i ka shërbyer për të hapur një aktivitet të vetin në qendër të pazari të vjetër dhe ngadalë ka ardhur tek prodhimi i kazanëve të rakisë, zanat ky në zhdukje.
Nisur nga mosha, ka patur dëshirë tua trashëgojë këtë zanat edhe fëmijëve të cilët, por për fatin e keq nuk kanë patur të njëjtin mendim me babain e tyre.
Vasil Shkëmbi është i vetmi që prodhon kazanët e rakisë prej bakri Ndërkohë që në pazarin e vjetër të Korçës ka zanatçinj të tjerëve, kryesisht kovaçë që merren me veglat e punës. (A2 Televizion)