
Në kuadër të plotësimit të kritereve për intregrimin e vendit në Bashkimin Europian, edhe universitetet kanë rolin e tyre, në mënyrë që të krijojnë standarde dhe rezultate të krahasueshme me arsimin e lartë të Bashkimit Europian.
Në këtë këndvështrim, rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha gjatë një takimi në Univesitetin e Shkodrës është shprehur se ligji I ri për arsimin e lartë, që pritet të kalojë për miratim në kuvend gjatë muajit korrik, midis të tjerave të rishikojë edhe hartën e shpërndarjes së universiteteve në vend, shkruan A2CNN.
Sipas Hoxhës, edhe pse kemi rënie të numrit të maturantëve, këtë vit akademik është shënuar një rritje e numrit të aplikimeve në arsimin lartë, çka sipas tij tregon se të rinjtë po preferojnë më shumë të nisin studimet e larta në vendin e tyre, shoqëruar kjo edhe më një rritje të kërkesës nga studentët e huaj, kryesisht nga vendet e BE-së. (A2 Televizion)