Ndonëse jo në shifra zyrtare, në Shqipëri numri i përdoruesve të drogës mendohet të jetë të paktën 100 mijë persona.
Përtej konsumatorëve të përditshëm, numri i cili rritet vit pas viti, mungesa e të dhënave shihet edhe te personat që kanë nevojë për ndihmë, për t’u rehabilituar dhe për t’u shkëputur nga bota e errët e varësisë.
Teen Challenge Albania është ndër qendrat e vetme të rehabilitimit në Shqipëri, e cila ka rritur së fundmi numrin e shtretërve pritës për personat e varur nga droga, shkruan A2CNN.
Në një konferencë të përbashkët me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, nevoja shihet edhe për pritjen e përdoruesve vajza. Bashkëpunimi mes institucioneve private e shtetërore është mënyra e vetme sipas ekspertëve të fushës, për të rikthyer në shoqëri personat e varur nga droga dhe alkooli.
Rol në këtë përpjekje të përbashkët kanë edhe prindërit, të cilët gjejnë fajin edhe te vetja. Xhoi dhe Klajdi janë dy të rinjë që e kanë fituar betejën me varësinë, duke motivuar dhe të rinj të tjerë të kërkojnë ndihmë.
Sipas Anketës Europiane për Drogat në një pyetësor të zhvilluar në vitin 2024, 41% e përdoruesve të drogës në Shqipëri deklarojnë se kanë përdorur kokainë në 12 muajt e fundit, shifra më e larta në Evropë për këtë tregues krahasuar me një mesatareprej rreth 29 % në BE. (A2 Televizion)