Liqeni i Kallabakut është një ndër vendet turistike malore që po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj gjatë viteve të fundit.
Sa për natyrën dhe ajrin e pastër, aq edhe për mundësinë e zhvillimit të sporteve ujore, ky destinacion preferohet nga të rinjtë, që dëshirojnë udhëtimet në natyrë, shkruan A2 CNN.
Gjatë fundjavave në liqenin e Kallabakut gjen gjithmonë të rinj, të cilët vlerësojnë zonën, por në të njëjtën kohë apelojnë për promovimin, rujatjen dhe natyrisht krijim e një infrastrukture më të përshtatshme.
Për të apsionuarit pas haiking, pas mbërritjes në liqenin e Kallabakut, mund të vijojnë ngjitjen në parkun kombëtar Korab- Koretnik, te Shtegu i Ngjyrave. (A2 Televizion)