Vaksinimi ndaj gripit, të moshuarit i tremben komplikacioneve, marrin dozën mbrojtëse

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2023, 16:26 | Sociale

Nuk duan kalojnë situatën e një viti më parë kur infektimi nga gripi rezultoi më i rrezikshëm e më agresiv se COVID-19. Në këtë periudhë të qetë epidemiologjike, ende pa raste të konfirmuara me grip, të moshuarit kanë vendosur të mbrohen. 

Vaksina katërvalente po kryhet në çdo qendër shëndetësore për personat mbi 60 vjeç, por edhe ata që vuajnë nga sëmundje kronike. Pandemia dhe vaksinimet e vazhdueshme anti-COVID kanë ndikuar në uljen e vaksinimit kundër gripit.

Mjekët thonë se bëhet fjalë për dy vaksina të ndryshme, por meqenëse agresiviteti i COVID ka rënë dhe në popullatë është ulur imuniteti ndaj gripit, këtë vit më së shumti rekomandohen dozat mbrojtëse ndaj gripit të stinës.

Referuar situatës epidemiologjike në Europë, edhe këtë vit pritet të jetë në qarkullim gripi i tipit A dhe B. Një vit më parë, këto tipe rritën sëmundshmërinë në popullatë dhe për shkak të agresivitetit u raportuan më shumë raste të rënda (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos