Varësia nga droga, të rinjtë tregojnë pasojat dhe rikthimin në normalitet

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
19 Prill 2024, 12:58 | Sociale

Vendosën të dalin me zë dhe figurë duke thyer tabutë, vetëm që t’u tregojnë adoleshentëve dhe bashkëmoshatarëve të tyre pasojat e përdorimit të drogës. Stivi dhe Xhoi treguan për gjimnazistët në Pogradec historitë e tyre të varësisë dhe shpëtimit nga droga dhe natyrisht edhe pasojat shumëdimensionale që kanë vuajtur, jo vetëm ato si përdorues, por edhe familjarët e tyre.

Eksperienca që nuk duhet të provohen nga të rinjtë e sotëm, por në të njëjtën kohë edhe shpresë dhe mundësi për ata që e shohin si të pamundur të heqin varësinë nga droga.

Në Qarkun e Korçës rezultojnë 150 persona që marrin metadon në qendrën përkatëse, ndërsa për numrin e përdorueseve nuk ka të dhëna të sakta, por mendohet që të jetë disafish më i lartë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos