Virusi i Nilit Perëndimor rikthehet në Shqipëri, konfirmohet rasti i parë për 2026

Nga A2 CNN
24 Gusht 2026, 16:46 | Sociale

Virusi i Nilit Perëndimor rikthehet në Shqipëri, konfirmohet

Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar rastin e parë të infeksionit nga Virusi i Nilit Perëndimor (WNV) në Shqipëri për vitin 2026.

Rasti është evidentuar gjatë dhjetëditëshit të dytë të muajit gusht në qarkun e Korçës, pas monitorimit të rasteve të dyshuara për infeksion nga WNV.

Sipas ISHP-së, që nga fillimi i janarit 2026 janë testuar 30 mostra të rasteve të dyshuara, të cilat kanë rezultuar negative. Rasti i evidentuar në Korçë është i pari i konfirmuar në vend këtë vit, shkruan A2CNN. 

ISHP ka bërë të ditur se po vijon survejancën epidemiologjike te njerëzit, hetimin epidemiologjik dhe entomologjik të rastit të konfirmuar, si dhe monitorimin e situatës.

Infeksioni nga Virusi i Nilit Perëndimor është evidentuar edhe në vitet e mëparshme në Shqipëri. Në vitin 2024 u raportuan 107 raste të konfirmuara dhe 50 raste të mundshme, ndërsa në vitin 2025 u raportuan dy raste të konfirmuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos