Një vendim gjyqësor dhe, aq më tepër, një institucion i drejtësisë që duhet të zbatojë këtë vendim, ku ndërthuren edhe interesat e fëmijëve që kanë prindër të divorcuar, duhet të japë siguri, mirëkuptim dhe, mbi të gjitha, mbështetje.
Në këtë kuadër, pranë Zyrës Përmbarimore të Pogradecit është përuruar një dhomë e veçantë, që do të shërbejë për takimin e fëmijëve që kanë prindër të divorcuar. Për zëvendësministren e Drejtësisë, ky nuk është thjesht një ambient, por një përpjekje për një drejtësi më njerëzore.
Sipas Hoxhës, edhe personeli që do të shërbejë në ambiente të tilla duhet të karakterizohet, në sjelljen e tij, nga interesi më i lartë i fëmijëve.
Pagesat e detyrimeve financiare dhe ato ushqimore për fëmijët janë një tjetër prioritet ku po fokusohet puna e zyrave përmbarimore. (A2 Televizion)