“Shqipërisë i duhet politikë me fytyrë njerëzore”, Basha me të rinjtë: Veting në politikë, kufizim mandati e sanksione për atë që prek votën

Nga A2 CNN
25 Janar 2022, 19:13 | Politikë
“Shqipërisë i duhet politikë me fytyrë

“Shqipërisë i duhet një politikë me fytyrë njerëzore”. Kështu u shpreh kreu demokrat Lulzim Basha gjatë një takimi me të rinjtë e kryeqytetit. Në fjalën e tij Basha tha se vendimmarrja i takon rinisë, në mënyrë që të rinjtë të përfaqësohen dhe të mos largohen nga vendi.

“Ka ardhur koha të ndajmë fjalët nga veprat. Nëse dikush ka gjithë jetën në politikë nuk e lëshon karrigen dhe mbahet me thonj, mban rreshtin e parë të salduar dhe të dytë, të tretë e të katërt. Ato karrige e vendimmarrje që i takon rinisë atëherë 10-100 herë më shumë nuk do të mendojnë  të ikin, por të përfaqësohen nga më të mirët e brezit tuaj. Që forca juaj ka ndryshuar Shqipërinë, dëshmia është vetë PD, vepër e rinisë studentore shqiptare. Kjo është një përplasje brezash dhe kulturash. Rinia nuk di të flasë me gjuhën e shpifjes , gënjeshtrës, di të shpresë zemërimin e saj. Nuk ka gjë më të bukur se zemërimi i rinisë është ai që do ta ndryshojë Shqipërisë. Ardhja e rinisë është një domosdoshmëri…A mund të bëhet përpara pa pranuar mendim ndryshe”.

Basha theksoi se kufizimi i mandateve dhe vetingu në politikë janë instrumentet për të pastruar poltikën, për ta bërë atë më llogaridhënëse dhe për ta hapur vendin për të rinjtë. Sipas tij, themeli i ëksja janë zgjedhjet dhe vota e lirë.  

“Kufizimi i mandateve dhe vetingu në politikë janë instrumentet për të pastruar politikën për ta bërë më llogaridhënëse e për ta hapur vendin për të rinjtë. Themeli janë zgjedhjet dhe vota, ndaj kemi parashikuar që sanksionet për ata që vjedhjen zgjedhjet të bëhen si në Itali. Vota e lirë garantohet vetëm kur drejtësia dhe ligji të bëjnë të mundur se ata që vodhën votën të dënohen. Vettingu në politikë është pjesë e reformës. Kush prek votën e shqiptarëve ka prekur fëmijët e shqiptarëve, të ardhmen dhe ja ku jemi sot. Një sallë e mbushur me të rinj jo për koncert, por me plane politike për PD është tmerri i tyre. Të rinj me vendosmëri për të mos u dorëzuar, por për të qëndruar dhe luftuar dhe këtë do të bëjmë ky është plani ynë dhe ta shpallim para të gjithëve. T’i kthejmë politikës fytyrën njerëzore, Do t’i kthejmë institucionet dhe shtetin shqiptarëve. Kur institucionet që i ka kapur një grup njerëzish nuk ka ekonomi dhe nuk mund të ketë ekonomi të zhvilluar me institucione që nuk i takojnë qytetarëve”.

Ai ftoi të rinjtë që të marrin në dorë fatet e Shqipërisë, pasi sipas tij rinia është e domosdoshme për të ardhmen e vendit.

“Nuk tërhiqem asnjë hap pas, por unë vetëm nuk e bëj dot, është një ndryshim që ndodh një herë. Kultura e brezit tuaj bëhet gati të marrë në dorë fatet e Shqipërisë, ndaj ju ftoj, ju pyes a do ta bëjmë bashkë Shqipërinë ndryshe”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos