
Lulzim Basha, kryetari i PD-së, ka reaguar pas publikimit të fundit të raportit të “Transparency International” mbi korrupsionin, sipas të cilit Shqipëria, krahasuar me një vit më parë, ka pasur një rënie prej një pike, nga 36 në 35 pikë.
Basha shkruan në Twitter se raporti i fundit “konfirmon se armiku i mirëqenies së shqiptarëve është korrupsioni”.
“Raporti i fundit i “Transparency International” konfirmon se armiku i mirëqenies së shqiptarëve është korrupsioni. Përhapja e tij në çdo nivel të qeverisë Rama po e mban Shqipërinë në vendnumëro.
Lufta kundër korrupsionit është sot interesi ynë kombëtar, për të çliruar vendin dhe institucionet e tij nga të korruptuarit. Ndonëse një grusht i vogël njerëzish po mundohen ta mbajnë peng të ardhmen, ajo tashmë ju përket shqiptarëve”, shkruan Basha. (A2 Televizion)