“Shqiponjat” ndërhyjnë në lokal ku konsumohej kokainë, arrestojnë 7 persona

Nga A2 CNN
24 Tetor 2021, 13:56 | Kronikë
“Shqiponjat” ndërhyjnë në lokal ku konsumohej

Forcën e Posaçme “Shqiponja” kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Klienti”, duke vënë në pranga 7 persona në një lokal ku konsumohej kokainë.

Sipas policisë, forcën e posaçme “Shqiponja”, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një lokal në rrugën “Gjin Bue Shpata”, qëndronte i hapur pas orës policore dhe ishte përshtatur si ambient për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacion policor të koduar “Klientët” në kuadër të të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

M. S, 39 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe “Prishja e qetësisë publike”(menaxheri i lokalit);

D. C, 24 vjeç, M. B, 25 vjeç, E. Xh, 23 vjeç, L. K, 20 vjeç, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” ( banakier të lokalit);

G. M, 28 vjeç, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” (klient i lokalit), pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi me lëndë narkotike kokainë;

B. H, 30 vjeç, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Kanosja për shkak të detyrës”dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të policisë së rendit publik” (klient i lokalit).

U procedua në gjendje të lirë një 32-vjeçar për veprën penale “Moskallzim i krimit” (staf i lokalit).

Si dhe u shpallën në kërkim dy shtetas.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se lokali në menaxhimin e shtetasit M. S, punonte 3 ditë të javës në kundërshtim të aktit normativ, pas orës së lejuar policore si dhe në bashkëpunim dhe me stafin e këtij lokali kryenin aktivitetin e kundërligjshëm të përdorimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit të ambientit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi dozash me lëndë narkotike kokainë, e ndarë në doza. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos