
Dy shqiptarë dhe 2 lituanë u arrestuan në Piza të Italisë, pasi në 2 automjetet ku ata udhëtonin (një kamion dhe një makinë shoqëruese) u sekuestruan 37 kilogramë kokainë, me vlerë tregu 3.5 milionë euro.
Mediat italiane raportojnë se ata ishin të shqetësuar nga kontrollet që policia bëri në automjete, ku u përdorën edhe qentë antidrogë.
Përpos sasisë së madhe të kokainës, u sekuestruan edhe 46,500 euro kesh dhe një pistoletë. (A2 Televizion)