Faza ku ndodhet pandemia, Alimehmeti: Të heqim dorë nga kalkulimi i rasteve pozitive

Nga A2 CNN
20 Prill 2022, 08:27 | Aktualitet
Faza ku ndodhet pandemia, Alimehmeti: Të heqim dorë nga kalkulimi i

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ishte i ftuar mëngjesin e së mërkurës në "Dita jonë" ku foli rreth situatës ku ndodhet situata e pandemisë së koronavirusit në vendin tonë.

Sipas mjekut të njohur, vendi ynë, ashtu si gjithë Europa, po kalojnë një situatë të relaksuar përsa i përket koronavirusit, kjo edhe për shkak të imunitetit të krijuar në mënyrë natyrale apo edhe me vaksina.

Për Alimehmetin, autoritetet tashmë duhet të heqin dorë nga llogaritja e rasteve pozitive dhe të merren vetëm me rastet e rënda, hospitalizimet dhe vdekjet.

“Imuniteti kolektiv në Europë është goxha i fortë. Por duhet të presim, ka pasur një ulje të imunitetit me kalimin e kohës. Duhet të heqim dorë nga kalkulimi i rasteve pozitive, ne duhet të merremi vetëm me rastet e rënda, humbjet e jetës. Këto janë indikatorët, pasi të tjerat varen nga sa testohemi, sa i falsifikojmë këto teste. Shtrimet në spital nuk mund të falsifikohen”, tha Alimehmeti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos