
Universiteti i Tiranës mirëpriti në një ceremoni profesorët e rinj, që aktualisht punojnë thuajse në të gjitha universitetet e vendit, në ato publike dhe private. Universiteti i Tiranës organizoi për herë të parë Ceremoninë e Dhënies së Titujve Akademikë “Profesor” dhe “Profesor i Asociuar”.
Komunitetit të profesoratit në të gjithë sistemin universitar shqiptar nga sot i janë shtuar 97 profesorë, nga të cilët 17 prej tyre morën titullin akademik si “Profesor” dhe 80 titullin “Profesor i Asociuar”. Në fjalën e tij rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Artan Hoxha vlerësoi me rëndësi të madhe kontributin e secilit prej akademikëve në zhvillimin e vendit në fushat e kërkimit shkencor.
Kjo është hera e parë që vlerësimet për titullin Profesor bëhen nga Universiteti i Tiranës, përmes Komisionit të Promovimit të Personelit Akademik. (A2 Televizion)