Shqiptari 17-vjeçar debuton me Bayern Munchen

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2023, 17:44 | Futboll
Shqiptari 17-vjeçar debuton me Bayern Munchen

Bayern Munchen ka bërë detyrën duke mundur 3-0 Bochum, ndërkohë që për bavarezët bëri debutimin e tij edhe 17-vjeçari me origjinë shqiptare, Arijon Ibrahimovic.

Talenti i ri, prindërit e të cilit janë nga Prizreni dhe që luan me ekipet zinxhir të Gjermanisë, u aktivizua në minutën e 77, duke zëvendësuar Sane.

Sa i përket ndeshjes, golat për Bayern u shënuan nga Thomas Muller, Kingsley Coman dhe Serge Gnabry, me 11-metërsh.

Me këtë fitore, Bayern ruan kryesimin me 43 pikë, i ndjekur nga Borussia Dortmund, me 40. (A2 Televizion)

https://twitter.com/FCBayernEN/status/1624446916288483328

A2 CNN Livestream

Latest Videos