Shqiptari me “supermarket droge”, kapet në ishullin Mikonos

Nga A2 CNN
9 Shtator 2020, 16:23 | Kronikë

Një shqiptar 37-vjeçar, që shiste thuajse të gjitha llojet e drogërave, u arrestua në ishullin Mikonos të Greqisë. Mediat fqinje shkruajnë se ai kishte krijuar një “supermarket droge” dhe furnizonte klientët në lokale dhe në klubet e natës.

Ai arrestua nga antidroga në Mikonos, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Selanikut, pas shumë muajsh monitorim, zyrtarët e Autoritetit Portual bastisën dy shtëpi ku qëndronte 37-vjeçari shqiptar.

Droga dhe sendet e tjera të sekuestruara:

8.527 kg kanabis i papërpunuar

756 doza kanabis, i përpunuar (2.248 kilogramë)

774 doza kokainë (585 gramë)

1394 pilula XTC

48 doza 2c-b (61.72 gramë)

380 doza MDMA (ekstazi), 432.24 gramë

94 doza ketaminë (167.09 gramë)

180.100 euro

Një pistoletë

Dy automjete. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos