Shqiptarja merr çmim nga Louis Vuitton, urohet dhe nga kryeministri Rama

Nga A2 CNN
8 Shtator 2021, 09:53 | Aktualitet

Kryeministri Rama ka uruar me anë të një postimi në Facebook një stiliste shqiptare, e cila ka fituar një çmim prestigjioz nga një prej shtëpive më të mëdha të modës.

Nensi Dojaka është shpallur fituese e çmimit të Louis Vuitton për stilistët e rinj dhe kjo për kryeministrin Rama është krenari.

“Nensi Dojaka fituese e çmimit prestigjioz të Fondacionit Louis Vuitton për stilistët e rinj. Çfarë talenti! Çfarë krenarie!”, shkruan Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos