
Vendosja e shtatores së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në qytetin e Prizrenit me rastin e festës së shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ka ngjallur reagime te qytetarët, të cilët shprehen më shumë se skeptikë, nëse realizmi i shtatores i ngjason realisht figurës së heroit kombëtar.
Por, ideatori i kësaj vepre Nue Oroshi, shprehet se kjo skulpturë është figura dhe paraqitja e vërtetë e imazhit të Skënderbeut dhe jo kopjet që janë në kryeqytetet e Shqipërisë dhe Kosovës.
Ndërkohë, autori i kësaj skulpture Sinan Alija thotë se figurën e Gjergj Kastriotit Skënderbeu e ndërtoi në bazë të përshkrimit të kronistëve midis të cilëve edhe atyre turq. (A2 Televizion)