Shtëpia më e shtrenjtë në SHBA del në ankand

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2021, 10:38 | Lifestyle

Shtëpia më e shtrenjtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dalë në ankand për 250 milionë dollarë, nga 500 milionë dollarë që ka pasur çmimin e saj fillestar.

Vila në zonën e Bel Air, sipas “Los Angeles Times”, do të ishte më e shtrenjta në Amerikë, para se Nile Niami, i cili njihet si “Mbreti i megavilave të Los Angeles” falimentoi dhe e ndaloi shitjen e saj.

Godina përmban një kinema, një klub nate, disa salla bilardoje, xhakuzi, palestër dhe një garazh nëntokësor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos