Dënimet me vdekje do të rifillojnë në Arizona pas 7 vitesh pezullim Dhoma e gazit në burgun “Florence” në Arizona Një tjetër dhomë gazi, në burgun “San Quentin Prison” Qershor 1944: Hebrenj nga Hungaria mbërrijnë në kampin e Aushvicit Gjermani Karl LaGrand, njeriu i fundit i ekzekutuar me gaz në Arizona, në vitin 1999 Dhoma e ekzekutimit me injeksion në burgun “Florence” në Arizona Gazi vdekjeprurës Zyklon B, i përdorur nga Nazistët për të ekzekutuar mbi 1 milionë hebrenj gjatë Holokaustit
Shteti i Arizonës po grumbullon sasi të konsiderueshme gazi vdekjeprurës para se të rinisë ekzekutimet e dënimeve me vdekje. Mes lëndëve helmuese është edhe Zyklon B, një gaz i përodur nga Nazistët për të vrarë hebrenjtë në kampin e Aushvicit.
Sipas “The Guardian”, bazuar në dokumentet e marra nga Muzeu Shtetëror i kampit famëkeq, që sot ndodhet në territorin e Polonisë, 1,1 milionë persona kanë humbur jetën aty, mes tyre 960 mijë hebrenj.
Arizona i pezulloi dënimet me vdekje në vitin 2014, pasi një prej personave të ekzekutuar, Joseph Wood, vuajti për 2 orë para se të ndërronte jetë për shkak të një gabimi me dozën e injeksionit vdekjeprurës.
Ironikisht, personi i fundit i ekzekutuar në Arizona me gaz ishte një shtetas gjerman, Walter LaGrand, në vitin 1999. Atij iu deshën 18 minuta të ndërronte jetë që nga momenti që gazi u çlirua në dhomën ku ai po qëndronte, sipas raportimeve të mediave lokale. (A2 Televizion)