
Shtëpia e Bardhë do të punojë me aleatët dhe partnerët e saj evropianë për të adresuar çdo pyetje në lidhje me spiunazhin amerikan ndaj liderëve europianë. Kjo u deklarua nga zëvendës zëdhënësi Karine Jean-Pierre në përgjigje të pyetjeve nga gazetarët, në lidhje me zbulimet e spiunazhit amerikan nga udhëheqësit evropianë përmes sistemeve të përgjimit të kabllove nëndetëse daneze.
Zbulimet, të cilat çuan Francën dhe Gjermaninë të kërkonin sqarime, erdhën dy javë para vizitës së Joe Biden në Evropë, e para e tij jashtë vendit, së pari në Britaninë e Madhe për G7, pastaj në Bruksel për samitin SHBA-BE dhe në samitin e NATO-s.
Një ditë më parë presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel kërkuan shpjegime nga Shtetet e Bashkuara dhe Danimarka, pas raporteve që shërbimet e inteligjencës daneze ndihmuan Uashingtonin të spiunonte politikanët evropianë. (A2 Televizion)