Shteti që ndaloi i pari pirjen e duhanit në vendin e punës, si sot 29 vjet më parë

Nga A2 CNN
8 Mars 2023, 14:47 | Lifestyle
Shteti që ndaloi i pari pirjen e duhanit në vendin e punës, si

Departamenti amerikan i Mbrojtjes më 8 mars 1994 shpalli ndalimin e pirjes së duhanit në vendet e punës. Ky ndalim është pjesë e politikave publike, duke përfshirë këtu ligjet kriminale, ligjet e sigurisë si dhe rregullat e shëndetit. Që të gjitha këto ndalojnë pirjen e duhanit në vende të punës dhe hapësira të tjera publike.

Këto ndalesa të konsumimit të duhanit u krijuan me qëllim që të parandalohen dëmet që u bëhen përdoruesve pasiv të duhanit (personave që nuk konsumojnë duhan mirëpo thithin tymin e tij). Sëmundjet nga të cilat këta persona rrezikon përfshijnë; probleme me zemrën, kancer, si dhe një varg sëmundjesh të tjera.

Ky ligj është në shërbim të zvogëlimit të shpenzimeve mjekësore, të rritjes së produktivitetit në punë, si dhe bërjen e vendit të punës një vend më të pëlqyer nga njerëzit. Përfitime të tjera nga ky ligj shihen edhe; parandalimi i shkaktimit të zjarrit, pastërtia në vendin e punës, ambiente më të pastra, si dhe shumë e rëndësishme; frymëzimi i duhanpirësve për të hequr dorë nga pirja e duhanit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë konsideron se ndalimi i duhanit në vendin e punës ka ndikim në krijimin e një ambienti ku pirja e duhanit bëhet më e vështirë, e po ashtu edhe krijimin e një mendësie ku duhani nuk shihet si i pranueshëm në jetën e përditshme. Ndalimi i pirjes së duhanit në vende publike ka ndihmuar në zvogëlimin e lindjeve të parakohshme me 10 për qind. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/01/pse-njerezit-shtojne-peshe-kur-lene-duhanin/
https://a2news.com/2022/12/22/tashme-te-pish-duhan-ne-kete-resort-skish-eshte-e-pamundur/
https://a2news.com/2020/11/22/merret-vendimi-ne-milano-duhani-ndalohet-edhe-ne-ambientet-e-jashtme/
https://a2news.com/2022/12/14/mbi-1-miliard-njerez-do-te-vdesin-nga-duhani-deri-ne-fund-te-shekullit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos