
UEFA nuk do të vijojë më tej me planin për të zgjeruar Evropianin, plan që parashikonte shtimin e ekipeve pjesëmarrëse në fazën finale, nga 24 në 32.
Prej një viti, organizmi drejtues i futbollit evropian po mendonte të shtonte skuadrat në Kampionatin Evropian, pas presioneve të shumta nga disa federata, të cilat me këtë shtim do të kishin më shumë shanse kualifikimi në fazën finale.
Kështu, Euro 2024 dhe Euro 2028 do të vazhdojnë të jenë kompeticione me nga 24 skuadra. (A2 Televizion)