Champions League, Vllaznia e femrave barazon ndeshjen e parë “playoff”

Nga A2 CNN
21 Shtator 2022, 20:18 | Futboll
Champions League, Vllaznia e femrave barazon ndeshjen e parë

Mbyllet me një barazim ndeshja e parë midis Vllaznisë dhe Voskla Kharkiv, “play-off” i vlefshëm për hyrjen në grupet e Champions League për femra.

Ishte ekipi shqiptar që kaloi në avantazh me anë të një aksioni personal të Doçit në minutën 53, që mund t’i hapte rrugën e fitores historike shkodraneve.

Por ukrainaset barazuan 12 minuta më vonë me anë të Osipian, duke ia lënë ndeshjes së kthimit verdiktin për kualifikim.

https://a2news.com/2022/09/21/champions-league-vajzat-e-vllaznise-duan-kualifikimin-perballe-vorskla-kharkiv/

Shqiptaret kanë rastin  e madh për t’u kualifikuar për herë të parë  në grupet e turneut më prestigjioz, të favorizuara edhe nga fakti që edhe kthimi do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”, për shkak të situatës dramatike në Ukrainë dhe veçanërisht në Kharkiv, qytet në frontin e parë të luftës së shpallur nga Rusia.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos