Shtohen pensionistët, 50 mijë më shumë në tre vite, duhen 100 milionë euro shtesë

Nga A2 CNN
5 Janar 2022, 11:22 | Sociale

Në tre vitet e ardhshme, Shqipëria do të ketë rreth 48 mijë pensionistë më shumë. Për pagesën e tyre do duhen së paku 100 milionë euro shtesë. Vetëm gjatë 2022-shit, shpenzimet për skemën e pensioneve do të arrijnë në 148.9 miliardë lekë me një rritje 4.7 për qind më shumë në raport me vitin e shkuar. 

“Politika e ndjekur e mosrritjes së pagave dhe e kufizimeve të pensionit, kanë bërë që mos të zhvillohet ajo kultura  e nevojshme dhe mekanizmat si IT etj., për të përmirësuar kontributet e sigurimeve shoqërore”, thotë për A2 CNN eksperti i ekonomisë, Zef Preçi.  

Vendi po përballet me rritje të shpejtë të numrit të pensionistëve, për shkak të daljes në pension të periudhës së bumit të lindjeve në vitet 1950-1960. Mirëpo shtimi me ritme të shpejta i përfituesve, ulja e kontribuuesve dhe informaliteti me pagat, po rrezikon skemën e pensioneve.

“Në ditët e sotme, skema e sigurimeve shoqërore vazhdon të gllabërojë shuma të mëdha parash, duke qenë burim mbijetese, më shumë se një jetë normale, pas 300 vitesh pas regjimit është e pafalshme që kjo kategori të jetë në këtë gjendje”, thotë Preçi.  

Zef Preçi

Qeveria ka parashikuar që gjatë tre viteve në vijim, të rrisë me 2.5 për qind çdo vit, më 1 prill, vlerën e pensioneve për të amortizuar deri diku shtrenjtimin e produkteve dhe shërbimeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos