Shtohen zjarret nga veriu në jug, aktive mbeten 9 vatra zjarri në të gjithë vendin

Nga A2 CNN
9 Gusht 2022, 15:40 | Aktualitet
Shtohen zjarret nga veriu në jug, aktive mbeten 9 vatra zjarri në

Nëntë vatra zjarri mbeten aktive në vendin tonë nga veriu në jug, ndërsa vijon puna për shuarjen e flakëve nga toka dhe ajri. Aktualisht vatra aktive ka në njësinë administrative Postribë dhe disa zona te tjera ne qarkun e Shkodrës.

Po ashtu zjarre ka në Mat, Kurbin, në fshatin Shetaj në bashkinë  e Durrësit, në Torovicë të Lezhës, si dhe Poliçan.

Në një mbledhje me Shtabin e Emergjencave, prefektja e Qarkut të Shkodrës kërkoi bashkëpunimin me qytetarët për të denoncuar zjarrvënien e qëllimshme.

Sipas saj vatrat e zjarrit kanë përgjegjës të cilët duhet të vihen nën hetim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos