All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Shtresa e mesme dhe kriza, mes çmimeve e taksave në rritje dhe pagave që ngelin në vend

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2022, 12:54 | Ekonomi
Shtresa e mesme dhe kriza, mes çmimeve e taksave në rritje dhe
All - Paragraf - 1

Shtresa e mesme. Një kategorizim i popullsisë sipas gjendjes ekonomike, që rrjedhimisht përkthehet edhe në një ndarje sociale.

Përkufizimi është shumë i lirshëm, por konsensusi është se për të qenë pjesë e shtresës së mesme dikush duhet të ketë një banesë, një automjet, të heqë diçka mënjanë nga të ardhurat e tij dhe të përballojë 3-4 javë pushime në vit.

All - Paragraf - 3

Me 50 mijë autovetura shtesë që regjistrohen çdo vit, kjo shtresë duket se po lulëzon në Shqipëri. Me mijëra familje që po bëjnë kapërcimin nga klasa punëtore.

https://a2news.com/2022/06/28/shtresa-e-mesme-e-rrezikuar-angjeli-domosdoshmeri-mbrojtja-e-saj-te-pershtaten-politikat-fiskale/

Por kriza sot po e rrezikon klasën e mesme dhe progresin e bërë. Çmimet e shtrenjtuara të ushqimeve, karburantet e papërballueshme, metri katror i një apartamenti i dyfishuar në pak muaj, interesat e kredive që sa vijnë dhe rriten, si dhe kostoja e jetesës në tërësi po bëhen barriera.

Në këtë luftë të shtresës së mesme, qeveria po ndihmon vetëm te fatura e energjisë elektrike. Por jo te pagat. Nga rritja e pagës minimale, kjo pjesë e shoqërisë nuk preket, madje disa sot marrin 1600 lekë më pak çdo muaj prej kontributeve shtesë që derdhin për pensionin.

All - Paragraf - 6

Ndërsa mjekët, avokatët, inxhinierët, arkitektët, kontabilistët e shumë profesionistë të lirë, shumë shpejt do të duhet të paguajnë ndjeshëm më shumë taksa se sot, me ligjin e ri që propozon Ministria e Financave.

https://a2news.com/video/nismat-e-qeverise-shabani-shtresa-e-mesme-shihet-si-lope-per-tu-mjele-sherbimet-nuk-aksesohen/

Një klasë e mesme më e dobët përkthehet në një rënie të konsumit. Jo një frikë, por një realitet i prekshëm sot. 9% më pak importe karburantesh, 3% më pak importe ushqimesh, një sektor shërbimesh që raporton më pak shitje, më pak udhëtime, dreka e darka.

Një tjetër tregues: fakti që edhe pse parashikimi i motit tregonte vetëm diell, makinat janë të mbuluara nga pluhuri. Në pritje, ashtu si qeveria, të shiut. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos