Shtyhen njerëzit në vendin e shenjtë, të paktën 12 viktima

Nga A2 CNN
1 Janar 2022, 09:42 | Bota
Shtyhen njerëzit në vendin e shenjtë, të paktën 12

Të paktën 12 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën pas shtyrjes së turmës në një vend të shenjtë fetar në Indi.

Pelegrinët po vizitonin faltoren e Mata Vaishno Devi në Kashmir, kur ndodhi tragjedia.

Dhjetëra mijëra njerëz zakonisht e vizitojnë faltoren çdo ditë, por kësaj radhe numri i pelegrinëve mendohet të ketë qenë shumë herë më i madh për shkak të sezonit të festave.

Sipas një oficeri të lartë policie, nga shtyrja mbetën të plagosur 14 persona, të cilët u dërguan në spital. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos