
Asambleja e Partisë Socialiste është shtyrë për në datën 23 korrik, nga data 22 korrik që ishte parashikuar.
Sipas burimeve për A2 CNN, asambleja do të mbahet në orën 16:00, në Pallatin e Kongreseve.
Shkak për shtyrjen e asamblesë është bërë mosakordimi i axhendës mes socialistëve.
Ndërkohë, anëtarët e Kryesisë së PS-së kanë bërë paraditen e së mërkurës një rezyme të rezultateve të qarqeve në zgjedhjet e 30 Qershorit. (A2 Televizion)