Shtyhet debutimi i Arda Güler me Real Madrid

Nga A2 CNN
24 Korrik 2023, 23:00 | Futboll
Shtyhet debutimi i Arda Güler me Real Madrid

Arda Güler është një nga blerjet e kësaj vere të Real Madrid. Tifozët mezi presin të shikojnë talentin turk në fushë dhe miqësorja ndaj Milanit ishte një rast i mirë, por 18-vjeçari nuk luajti asnjë minutë.

Pas ndeshjes, lojtarët madrilenë zhvilluan stërvitjen e radhës, por sërish Arda nuk iu bashkua shokëve.

Në këtë mënyrë, duket e vështirë që talenti i ri të debutojë në 27 korrik, në miqësoren e radhës së Realit ndaj Manchester United.

Sipas mediave sportive spanjolle, Arda Güler ka një dëmtim të vogël në këmbën e djathtë dhe po trajtohet nga mjekët e klubit, ndërsa të vetmet ushtrime që bën, i realizon në palestër. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/07/real-madrid-siguron-te-ardhmen-blen-edhe-arda-guler/

A2 CNN Livestream

Latest Videos