Shtyhet evakuimi i civilëve në Mariupol, ka bombardime

Nga A2 CNN
5 Mars 2022, 12:10 | Bota
Shtyhet evakuimi i civilëve në Mariupol, ka bombardime

Zyrtarë lokalë nga qyteti i Mariupol bëjnë me dije se procesi i evakuimit të qytetarëve është shtyrë për shkak të bombardimeve të vazhdueshme në disa zona ku parashikohet të kalojë korridori humanitar.

Zv/kryebashkiaku i këtij qyteti i bëri thirrje qytetarëve që janë nisur për t’u larguar të kërkojnë strehim deri në një njoftim të dytë.

Serhiy Orlov  deklaron se ka bombardime të vazhdueshme në Mariupol dhe përgjatë rrugës së evakuimit të rënë dakord, pranë qytetit të Orikhiv.

“Nuk është e sigurt të kalosh nga kjo rrugë për shkak të luftimeve”, shprehet ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos