
Shtyhet për në 1 shtator të këtij viti mbyllja e transmetimeve analoge. Autoriteti i Mediave Audiovizive njofton se mbyllja e transmetimeve analoge televizive në qarqet Tiranë, Durrës dhe Vlorë, parashikuar për në datën 15 janar shtyhet për në datën 1 shtator të këtij viti.
AMA thekson se në këto qarqe, aktualisht bashkë ekzistojnë të dyja teknologjitë e transmetimit, si ato analoge ashtu edhe ato numerike.
Kjo do të thotë se transmetimet televizive do të ndiqen pa dekoder deri më 1 Shtator 2019.
Autoriteti i Mediave Audiovizive kujton se, për familjet tashmë të pajisura me dekoder, vijojnë transmetimet digjitale tokësore të cilat sigurojnë cilësi të lartë në 36 kanale televizive pa pagesë. (A2 Televizion)