Temperaturat ekstreme, ngrin liqeni i Komanit

Nga A2 CNN
11 Janar 2019, 12:58 | Aktualitet
Temperaturat ekstreme, ngrin liqeni i Komanit

Temperaturat ekstreme që kanë mbizotëruar këto ditë dhe reshjet intensive të dëborës kanë sjellë probleme në të gjithë vendin.

Si pasoje e këtyre temperaturave Liqeni i Komanit ka ngrirë në sipërfaqe, ndërsa malet rreth tij janë zbardhur nga dëbora.

Zonat e thella të Dukagjinit vijojnë të jenë të bllokua nga Dëbora duke vështirësuar jetën e banorëve. Edhe në Dibër në fshatrat e thella malore haset e njëjta problematikë.

Probleme ka dhe në Pukë e Kukës si dhe Korçë. ARRSH njofton se në akset Mjedë-Pukë-Fushë Arrëz-Kukës, qarkullohet me zinxhir.

Po ashtu në aksin Skuraj-Burrel-Klos-Peshkopi, rruga është e kalueshme me zinxhir. Trashësia e dëborës në këtë zonë shkon deri në 50 cm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos