Rektorati i Universitetit të Tiranës ka zhvilluar një mbledhje ditën e sotme mbi situatën e krijuar nga protesta e studentëve.
Me anë të një deklarate për mediat, rektorati i bën thirrje studentëve të rikthehen në auditorë. Gjithashtu në deklaratë thuhet se duhet të garantohet plotësimi I programit mësimor.

“Nëpërmjet zëvendësimit të orëve mësimore të parealizuara për shkak të protestës, duke përshtatur strukturën akademike të vitit 2018-2019”. (A2 Televizion)