
Gjykata e Apelit Tiranë zëvendëson avokatin e Jetmir Olldashit, Indrit Sefa, me avokaten Gëzime Buci, për shkak se ai mungonte në seancën e sotme. Gjykata e cilësoi sjelljen e tij jokorrekte, për shkak se duhet ta dinte udhëtimin e paracaktuar prej kohësh. Seanca u shty për në datën 19 dhjetor, ora 13:00.
Kjo ishte hera e katërt që shtyhej seanca për deputetin e PD-së dhe të pandehurit e tjerë. Salianji kundërshton dënimin me 1 vit burg, marrë në shkallën e parë si i pandehur i të ashtuquajturës dosja “Babalja”. Të pandehurit në këtë dosje, Fredi Alizoti, Albert Veliu dhe Jetmir Olldashi u fajësuan nga Shkalla e Parë e Tiranës në dhjetor 2019 për “kallëzim të rremë”. Sipas gjykatës, ata inskenuan një audio-përgjim, ku pretendojnë se Geron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit Fatmir Xhafaj, diskutonte për çështje droge.
Vijon... (A2 Televizion)