Shtyllat ku bazohet vizioni i Gert Bogdanit për Tiranën

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2022, 20:40 | Politikë
Shtyllat ku bazohet vizioni i Gert Bogdanit për Tiranën

Në studion e Debatit në A2 CNN Gerti Bogdani shpalosi edhe vizionin e tij si kandidat demokrat për kryebashkiak të Tiranës, në rast se fiton primaret në PD. Dinjiteti, mirëqenia dhe transporti publik dhe perspektiva, janë shtyllat kryesore ku do të mbështet programi i tij për Tiranës, pas përfundimit të primareve.

“3 shtyllat kryesore; njëra prej tyre është dinjiteti. Ky është një qytet sot që nuk respekton qytetarët bashkia funksionon në paligjshmëri, me pronën publike si shkatërrimi i teatrit, trashëgimi e qyteti dhe Shqipërisë. Lagjja 5 Maji, Shkoza, Baldushku, Kombinati e lagje të tëra ka paligjshmëri për pronën e mungesë respekti për qytetarët. Mirëqenia është tjetër  shtyllë. Sot i krijon problematika që nga trafiku që të vjedh kohë e para. Problemi i parkimit, qytetarët e kanë çështje të përditshme. Të gjitha hapësirat e parkimit janë me pagesë, gjobat me parkimin. Transporti publik lë për të dëshiruar. Një nga vendet më të pasigurta është urbani i Tiranës, çmimi i biletës u shtua, cilësia nuk është rritur. Përmirësimi i transportit publik rrjedhimisht përmirëson dhe trafikun dhe ndotjen”.

Pjesë e fushatës së tij do të jetë dhe uji i pijshëm që ka dështuar me furnizimin 24 orë, hapësirat publike, Teatri Kombëtar, muralet dhe transparenca.

“Uji, refreni 24 orë ujë është refren elektoral, janë nocione të dështuara. Nuk ke 24 orë ujë në ditë dhe cilësia që ësshtë jashtë standardeve. Pjesë e fushatës do të jetë publikimi i analizave. Kjo është kosto ekstra që qytetarët detyrohet ta blejnë. Hapësira publike, parqet. Fëmijët nuk kanë ku të luajnë. Teatri Kombëtar do të ndërtohet aty ku ishte dhe siç ishte. Ky është zotim i PD më shumë se i imi. Muralet janë miliona lekë të shpenzuar, që mund të ishin menaxhuar për riveshje për pallate të vjetra si ata me tulla silikat dhe parafabrikat. Transparenca, ndërtimi i shkollave me kosto që duhen ndërtuar se Bashkia Tiranë ndërton shkolla me 5-fish të çmimit të BE. Një shtyllë tjetër është perspektiva për të ardhmen e qytetit një qytet që krijon vizion për të nesërmen. Ndërtohet si në vitin 2050 kur nuk ke asnjë rrugë të re dhe prandaj ke trafik e ndotje dhe stres. Do të hyhet nëpër lagje dhe ka zgjidhje, mjafton të kesh vullnetin për ta bërë këtë”.

Sipas tij duhet marrëveshje qytetarë-demokratë për të fituar Tiranën. Bogdani foli edhe për mbështetjen e Ilir Metës, ndërsa pohoi se vijon normalisht komunikimin edhe me rivalin në garë për primaret në PD Belind Këlliçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos