Shtyrja e Maturës, Shahini: Nuk kemi arsye. Mësimi, përmes televizionit

Nga A2 CNN
14 Mars 2020, 15:27 | Aktualitet
Shtyrja e Maturës, Shahini: Nuk kemi arsye. Mësimi, përmes

Në komunikimin e radhës, ministrja e Arsimit, Besa Shahini, njoftoi se nuk është marrë asnjë vendim për shtyrjen e provimeve të Maturës.

Sipas saj, mësimi në RTSH do të vijojë edhe pas 23 marsit.

Ndërsa theksoi se ka kërkuar 1 orë shtesë për maturantët.

“Jemi në diskutime për mënyrën më të mirë për të vazhduar përtej datës 23 mars. Përtej leksioneve të lëndëve të caktuara, ideja është të kemi edhe programe të tjera argëtuese dhe edukative”, tha Shahini. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos