Shuhet familja shqiptare në Itali, humb jetën nëna dhe 3 të mitur

Nga A2 CNN
31 Tetor 2022, 09:49 | Kronikë
Shuhet familja shqiptare në Itali, humb jetën nëna dhe 3 të

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar, mbrëmjen e djeshme, në Reggio Emilia ku për pasojë kanë humbur jetën 4 anëtarë të një familje.

Sipas policisë italiane, viktimat janë me origjinë shqiptare dhe bëhet fjalë për nënën dhe 3 fëmijë të mitur 2, 10 dhe 12 vjeç, ndërkohë që i plagosur rëndë ka mbetur babai, i cili drejtonte makinën.

Ngjarja u regjistrua në Villa Gaida, ku makina e drejtuar nga shqiptari doli nga rruga dhe u përplas me një shtëpi të pabanuar.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos