Shuhet lideri i Jarabe de Palo, autori i “La Flaca” dhe “Depende”

Nga A2 CNN
9 Qershor 2020, 12:56 | Showbiz
Shuhet lideri i Jarabe de Palo, autori i “La Flaca” dhe

Ishte një nga zërat më të dashura të muzikës rock-pop spanjolle, i njohur për publikun e gjerë për këngë të shndërruara në hite verore si “La Flaca” dhe “Depende”.

Pau Dones, lideri i grupit spanjoll Jarabe de Palo ndërroi jetë sot në moshën 53 -vjeçare, pas një lufte të gjatë me kancerin, i shfaqur në verën e vitit 2015.   

https://www.facebook.com/JarabedepaloOFICIAL/photos/a.64587025683/10157001362125684/?type=3

Lajmin e ka shpallur vetë familja në faqen e tij zyrtare, duke falënderuar gjithsesi stafin mjekësor dhe duke kërkuar respektin e privatësisë në këtë moment të vështirë.

https://www.youtube.com/watch?v=r2g0pM3PMNQ

Lindur në një qytezë të Aragonës, por i rritur në Barcelonë, këngëtari mori famë në fundin e viteve ’90 me hitet “La Flaca” dhe “Depende”, dhe më pas u shqua për marrëdhënien e ngushtë me kolegë italianë, si Jovanotti, Fabrizio Moro dhe shqiptarin Ermal Meta, me të cilin këndoi në duet këngën e këtij të fundit, “Voodoo Love”.  

https://www.youtube.com/watch?v=3aBU0vi25sY

Pak javë më parë kishte dalë në treg kënga “Vuelvo”, (Kthehem), ku spanjolli tregonte rikthimin e tij te muzika. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos